Barcelona ka arritur marrëveshje me trajnerin Hansi Flick për vazhdimin e kontratës.
Këtë e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Arbresh.info.
Ai gjithashtu ka thënë se zyrtariazimi do të bëhet pasi Barcelona ta sigurojë titullin e La Ligas edhe matematikisht.
Aktualisht 60-vjeçari ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2026 dhe pritet ta rinovojë edhe për një vit tjetër.
Barcelona mund të shpallet kampion ditën e enjte nëse arrin të marrë rezultat pozitiv ndaj Espanyolit në udhëtim.
Nën drejtimin e Flickut, Barcelona triumfoi në Superkupën dhe Kupën e Spanjës, është në rrugë të mirë për ta fituar edhe La Ligan si dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Puna e Flickut është vlerësuar jashtëzakonisht shumë sikurse nga presidenti Laporta ashtu edhe nga drejtori sportiv, Deco.
Gjermani e ka drejtuar gjigantin katalunas në 57 ndeshje. Ka 42 fitore, shtatë barazime dhe tetë humbje.
Flick më herët ka drejtuar skuadrën e Bayern Munichut ku sukseset nuk i kanë munguar, dhe gjithashtu ka qenë selektor i Gjermanisë.
View this post on Instagram
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...