Ka përfunduar në barazim 0-0 derbi mes Gjilanit dhe Dritës.
Në një ndeshje ku fusha ishte tejet e rënduar, dy skuadrat nuk arritën të shfaqnin futboll cilësorë.
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka deklaruar pas ndeshjes se rezultati real ka qenë i drejtë.
“Këtu nuk ka lojë, ka muskuj, ka vrapim dhe angazhim. Gjithë këto telashe me fushë u tregua një lojë e pëlqyeshme, ishte tempo e mirë e lojës. Barazimi ishte rezultat real”, deklaroi Morina.
Tutje trajneri prishtinas i Gjilanit tha se iu mohua një penallti, përcjell Telegrafi.
“Kemi pretendime edhe për një penallti të mohuar. Loja në përgjithësi ishte e mirë duke marrë parasysh gjitha rrethanat”.
Ai në fund deklaroi se drejtuesit e klubit janë të kënaqur deri më tani, ndërsa thotë se do t’i mbajnë lojtarët aktual.
“Me krejt telashet që kemi pasur jemi shumë mirë Drejtuesit e klubit janë të kënaqur deri më tani. Me shumicën e lojtarëve do të rinovojmë qysh tani”, përfundoi Morina.
Gjilani e mbyllë kampionatin vjeshtor me 26 pikë në pozitën e tetë. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...