Sulmuesi Mario Balotelli ka dhënë një deklaratë të fortë për gjendjen aktuale të kombëtares italiane, duke vënë në dyshim pasionin dhe përkushtimin e lojtarëve që sot mbajnë fanellën “azzurre”.
35-vjeçari, që sezonin e fundit luajti për Genoan, foli hapur gjatë një eventi të dielën, duke theksuar se diçka thelbësore mungon te ekipi i Gennaro Gattusos.
“Kombëtarja është një temë e madhe për mua. Nuk dua të sulmoj askënd, por shpesh shoh lojtarë që luajnë për Italinë pa atë dëshirën e vërtetë për të mbrojtur fanellën. Dhe kjo nuk më pëlqen fare”, tha Balotelli për TMW.
Ai shtoi se krenaria për të përfaqësuar vendin është ajo që i mungon kësaj Italie.
“Kur unë luaja me Italinë, isha krenari. Kjo është ajo që mungon sot”.
I pyetur nëse mendon se ai ishte “sulmuesi i fundit i vërtetë” që ka pasur kombëtarja, Balotelli u përgjigj me humor: Kështu më thonë të gjithë.
Megjithatë, “Super Mario” e sheh me optimizëm të ardhmen e repartit ofensiv, duke përmendur talentet e rinj Francesco Pio Esposito dhe Francesco Camarda.
“Janë lojtarë shumë të fortë. Më pëlqeu që Esposito shënoi kundër Estonisë. Edhe Camarda ka shumë cilësi, por duhet kohë”.
Në fund, Balotelli dha një mesazh besimi për kualifikimin në Kupën e Botës 2026:
“Sigurisht që do të kualifikohemi, jam i bindur për këtë!”, nënvizoi italiani./Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...