Sulmuesi i talentuar anësor, Arbër Hoxha është lojtari më i ri i klubit të Ballkanit.
Ballkani ka vazhduar serinë e përforcimeve për sezonin e ri në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Pas afrimit të trajnerit Ismet Munishi dhe transferimit të Durim Gashit, Ballkani sot (e enjte) ka konfirmuar edhe një ardhje.
Është vet klubi therandas që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e talentuar, Arbër Hoxha.
“Mirë se vjen Arbër Hoxha”, shkruan një njoftimin e Ballkanit.
Në një video të shfaqur nga faqja zyrtare e klubit, Hoxha shihet duke e firmosur kontratën me Ballkanin, ndërsa thotë se është lojtar i këtij klubit dhe pret që objektivat e Ballkanit të arrihen.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...