Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-3 në udhëtim tek Ferizaj në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan me Marsel Ismajlgeci në minutën e 13-të të takimit, shkruan Arbresh.info.
Por menjëherë pas këtij goli, vendasit u këndellen dhe gjetën golin e barazimit.
Remzifaik Selmani barazoi për Ferizajn në minutën e 34-të në ndeshje.
Goli i fitores për Ballkanit erdhi në minutat shtesë, kur suharekasit fituan penallti në minutën e katërt shtesë. Në gol e konkretizoi Serebe, i cili edhe i dha fitoren Ballkanit.
Ndërsa në minutën e 10-të shtesë, po i njëjti futbollist e vulosi fitoren e Ballkanit, ku shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën.
Pas këtij triumfi skuadra e Orges Shehit ka pesë pikë të grumbulluara dhe ndodhet në pozitën e katërt kurse Ferizaj është i treti me gjashtë sosh./Arbresh.info
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...