Ballkani do të zbres në fushë për herë të parë këtë edicion në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës u eliminuan nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve, nuk e kanë përfunduar akoma rrugëtimin në garat evropiane.
Ballkani sot (e martë) në Zahir Pajaziti takohen me skuadrën nga Malta, Hamrun Spartans, ndeshje e vlefshme për rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.
Suharekasit synojnë që të marrin fitore në ndeshjen e parë, në mënyrë që të bëjnë një hap para drejt kualifikimit në rrethin e tretë.
Dueli mes Ballkanit dhe Hamrun Spartans fillon nga ora 18:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Fituesi i kësaj çifti në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës takohet me skuadrën irlandeze Larne. /Telegrafi/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan