Shqipëria publikoi listën për Euro 2024 këtë të hënë.
Në listën e Sylvinhos janë të ftuar edhe dy ish futbollistë të skuadrës së Ballkanit, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, shkruan Arbresh.info.
Pas ftesës së tyre nëpërmjet një postimi në Facebook, skuadra kampione e Kosovës ka uruar Hoxhën dhe Dakun.
“Me besimin e fuqishëm për djemtë e Kombëtarës Kuq e Zi, jemi të bindur që në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani, Shqipëria do të lë gjurmë historike. Suksese të gjithëve, posaqërisht ish-sulmuesve tanë, Mirlind Daku e Arbër Hoxha, që me nder e krenari kanë bartur fanellën e FC Ballkanit! Përpara luana, i gjithë kombi është me ju”, ka shkruar Ballkani.
Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në grupin B së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën./Arbresh.info/
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...