Lideri i Superligës, Ballkani, është ndalur me barazim nga Ulpiana në ndeshjen e javës së 30-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan ka përfunduar me rezulatin 1:1.
Të dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.
Egzon Qerimi shënoi fillimisht për vendasit në minutën e 20-të, kurse Meriton Korencia barazoi për mysafirët në fundin e pjesës së parë (45+4’).
Ballkani pas këtij barazimi ka 64 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me nëntë pikë më shumë se Drita dhe Gjilani. Por, “Skifterat” tani kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ulpiana mbetet në pozitën parafundit (9) me 25 pikë. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit për të enjten
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...