Ballkani ka njoftuar për largimin e futbollistit me shumë përvojë, Lindon Emërllahut.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra suharekase përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Emërllahu iu është bashkuar Clujit.
NJOFTIMI I PLOTË I BALLKANIT:
Tifozë të dashur,
FC Ballkani ka arritur marrëveshje për transferimin e Lindon Emërllahut te FC Cluj në Rumani, skuadër kjo me të cilën kemi raporte të shkëlqyera.
Falenderojmë nga zemra lojtarin fantastik, që nuk ka kursyer kurrë asgjë nga vetja për fanellën e klubit të tij të zemrës.
I rritur e formësuar në Akademinë e FC Ballkanit, asi ynë ka dëshmuar se si me përulësi e punë të jashtëzakonshme, një futbollist shndërrohet në yll e në idoll të tifozëve.
Gjeneratat e reja sot e kanë modelin që duhet marrë shembull, rugën që duhet ndjekur për të lënë gjurmë, jo vetëm në klubin e zemrës e qytetin e tij, por në ekipin kombëtar e më gjërë.
Lindon Emërllahu do të mbetet ikonë e etapës më të ndritshme të FC Ballkanit, duke e pasur përherë të hapur derën e klubit dhe zemrën e çdo tifozi.
Faleminderit kampion për çdo gjë që ke dhënë për FC Ballkanin, të priftë fati në skuadrën e re e sukseset mos t’u ndalshin.
Ti gjithmonë je njëri prej nesh
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...