Ballkani ka shënuar fitore 3:2 ndaj ekipit gjilanas, Drita, në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit ishin në epërsi të dyfishtë përmes autogolit të Ilir Blakçorit dhe golit të Gripshit.
Por, 10 minutat e fundit ishin të zjarrtë. Fillimisht Almir Kryeziu realizoi në minutën e 78-të, para se Ardit Tahiri ta barazonte rezultatin në minutën e 89-të.
Krejt në sekondat e fundit, Ermal Krasniqi riktheu epërsinë e vendasve.
Kështu, Ballkani tani shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Drita dhe Gjilani.
Në ndeshjen tjetër mes Malishevës dhe Llapit, ekipi i Tahir Batatinës triumfoi me rezultat të pastër 0:2.
Me këtë fitore, tani Llapi shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e katërt, dy më pak se Drita e Gjilani në pozitat 2 dhe 3.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...