Tifogrupi nga Tetova, “Ballistët” kanë mbështetur protestën për drejtësi ndaj UÇK-së.
Me një postim në rrjetet sociale, “Ballistët” kanë konfirmuar mbështetjen, teksa thonë se lufta e UÇK-së është e pastër.
“Tifogrupi BALLISTËT TETOVË 1992′ mbështet protestën mbarëkombëtare, për drejtësi ndaj Ushtrisë çlirimtare të Kosovës e cila gjykohet në Hagë.”
“Lufta e Uçk është e pastër si loti, dhe nuk mund të njolloset nga gjykata të padrejta, pasi ato kanë harruar të gjykojnë fajtorët e vërtetë (serbosllavët) që kanë bërë krime të papara në histori të njerëzimit, e sidomos ndaj popullit shqiptar”, shkruhet në postim.
Ndër të tjera është bërë e ditur edhe koha dhe vendi i protestës./Arbresh.info
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin