Gareth Bale do të rikthehet në fushë për herë të parë pas tre muajve në ndeshjen e së shtunës kundër Espanyolit.
27-vjeçari është rikthyer në stërvitje javën e kaluar, por nuk ishte plotësisht i gatshëm për ndeshjen e Real Madridit kundër Napolit në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Raportet nga mediat spanjolle thonë se sulmuesin uellsian do të jetë në dispozicion në bankë për takimin ndaj Espanyolit, që qëndron në pozitën e nëntë në La Liga.
Ish futbollisti i Tottenhamit ka postuar një foto gjatë stërvitjeve me “Los Blancos” të dielën e kaluar me mbishkrimin “Nuk mund të pres të rikthehem në aksion”./arbresh.info
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!