Gareth Bale ka konfirmuar se ka kompletuar kalimin te Los Angeles FC të Major League Soccer.
Lojtari i lirë ishte i lidhur me skuadra si, Cardiff dhe Tottenham pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin këtë verë, por ylli i Uellsit ka vendosur të luajë në Kaliforni.
Ai ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me klubin amerikan, derisa kontrata e tij do të përfshijë gjithashtu një opsion zgjatjeje prej 18 muajsh, sipas The Athletic.
Ai do të jetë në ekip me Giorgio Chiellinin që kompletoi para pak ditësh kalimin te ekipi në të cilin luan edhe Carlos Vela.
Klubi ende nuk ka dhënë detaje për marrëveshjen, por që pritet në orët në vazhdim të shfaq ato. /arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit