Në pritje të udhëtimit drejt Tiranës, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja për ndeshjet e Ligës së kombeve, sulmuesi shkodran Bekim Balaj e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Austri.
Skuadra ku militon 29-vjeçari, Sturm Graz luajti mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Kupës së Austrisë, përballë skuadrës modeste të SV Innsbruck dhe arriti të kualifikohet më tej, falë fitores spektakolare 8-0.
Bekim Balaj qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë plot 3 herë, duke shënuar golin e hapjes pas vetëm katër minutash lojë, golin e katërt po në pjesën e parë dhe golin e fundit në minutën e 86’ të takimit.
Kjo është nisja më perfekte e sezonit për sulmuesin shkodran, i cili është pjesë Sturm Gracit që prej verës së kaluar dhe me fanellën e klubit austriak numëron 18 ndeshje e 8 gola të shënuar, bashkë me këta të mbrëmjes së sotme.
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...