Sulmuesi shqiptar Elis Bakaj është në formë të jashtëzakonshme dhe këtë e dëshmoi edhe sonte me golin kundër Lech Poznan.
Kjo është ndeshja e katërt radhazi që Bakaj tund rrjetën me skuadrën e tij Shakhtyor Soligorsk dhe e ka bërë sërish në Europa League.
Pas dz golave të realizuar ndaj uellsianëve të Connahs Q dhe kundër Dynamo Brest në kampionatin bjellorus, Bakaj ka shënuar edhe përballë një kundërshtari të një niveli shumë të lartë siç janë polakët e Lech Poznan.
Por, goli i epërsisë i realizuar nga Bakaj në minutën e 53-të, nuk i mjaftoi skuadrës bjelloruse të Shakhtyor Soligorsk pasi në fund Amaral i ngriu buzeqeshjen ish-sulmuesit të Kukësit duke barazuar rezultatin.
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...
Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane
Kurti uron Magyer: Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit ...