Në Parma, në miqësoren Shqipëri-Kili, ishin të pranishëm shumë menaxherë, drejtorë klubesh, ku ndoqën nga pranë disa nga legjionarët kuqezi.
Sigurisht, interesimi i Juventusit për Mario Mitaj ka bërë shumë bujw, duke përqendruar vëmendjen aty, por sipas mediave italiane, në vëzhgim nuk ishte vetëm Mitaj.
“La Gazzetta dello Sport”, shkruan se edhe Giovanni Sartori drejtori sportiv i Bolognas, ishte i pranishëm në “Ennio Tardini”, por fokusi i tij nuk ishte Mario Mitaj, por Nedim Bajrami.
Fantazisti kuqezi vlerësohet shumë në Serie A, pavarësisht se te Sassuolo gjërat nuk po shkojnë si pritej, edhe Bajrami është viktimë e momentit negativ që po kalon ky ekip: 3 gola dhe 2 asiste në 44 ndeshje, këto janë shifrat e Bajramit te Sassuolo, shumë larg paraqitjes së tij tek Empoli: 22 gola 22 asiste në 127 ndeshje.
Fantazisti kuqezi është një profil që pëlqehet nga drejtuesit e Bolonjas, shihet si një përforcim cilësor për sezonin e ardhshëm ku Bologna pritet të luajë në Evropë.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë