Boksieri Shpëtim Bajoku e ka nisur me fitore turneun kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Turneu po mbahet në Busto Arsizio të Italisë, përcjell Arbresh.info.
Bajoku, i cili rrethin e parë e kaloi pa luftë, të enjten mbrëma mposhti boksierin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid.
Ku meç ishte i vlefshëm për kategorinë deri në 63.5 kilogramë.
“Shpëtimit i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në rrugë të mirë për normë olimpike është edhe boksierja tjetër nga Kosova, Donjeta Sadiku të cilës i duhet vetëm edhe një fitore për të arritur Lojrat Olimpike “Paris 2024”. /Arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...