Shpetim Bajoku po vazhdon të shkëlqej në arenën ndërkombëtare.
Këtë fundjavë boksierët nga Kosova morën pjesë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviq”, të mbajtur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut për senior dhe të rinj.
Bursisti olimpik Paris 2024, Bajoku, me dy fitore fitoi medaljen e artë, duke u vlerësuar edhe ‘tekniku më i mirë’.
Në finale mundi serbin, Semiz Aliçiq, ish-kampion i Evropës për junior dhe çerekfinalist i Kampionatit Botëror për senior 2021.
Medalje të argjendtë fitoi Patriot Behami (një fitore), ndërsa të bronzta, Gentrit Gashi, Sali Hajdaraj dhe Benjamin Deva (për të rinj)./Arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...