Pas një rikthimi fantastik, Bad News Eagles kanë siguruar gjysmëfinalen në turneun e CS:GO – ESL Challenger Melbourne.
Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar.
Edhe pse e humbën mapin e parë, Bad News Eagles arritën që të kthehen në dy të fundit për ta siguruar gjysmëfinalen në Melburn të Australisë.
Tani në gjysmëfinale Bad News Eagles do të përballen me ekipin vendas Grayhound në formatin ‘Bo3’.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 04:30, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.
Në këtë turne skuadrat garojnë për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh si dhe një vend në turneun ESL Pro League. /Telegrafi/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...