Edhe kësaj radhe ekipi shqiptar Bad News Eagles nuk kanë arritur që të dalin fitues në turneun CCT South Europe, pasi u mposhtën nga ekipi Aurora në finalen e madhe.
Ndeshja finale përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit Aurora.
Kjo është finalja e dytë që dy skuadrat e zhvillojnë kundër njëra tjetrës, dhe në të dyja fitues doli Aurora.
Me këtë fitore Aurora ka fituar çmimin prej 22.000 dollarësh, ndërsa Bad News Eagles në vendin e dytë fituan 10.000 dollarë, shkruan telegrafi.
Ndërkaq Bad News Eagles janë pjesë e shumë ngjarjeve tjera të CS:GO, dhe ndeshjet e tyre të radhës do të zhvillohen në ditët në vazhdim.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë