Ekipi shqiptar Bad News Eagles është mposhtur nga 9INE për herë të tretë radhazi.
Ndeshja e parë në turneun ESL Challenger League ka përfunduar me humbje, pasi u mposhtën nga ekipi 9INE me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Mapin e parë e fitoi ekipi polak me rezultat 16-7, në mapin e dytë Bad News Eagles e barazuan rezultatin në 1-1 duke fituar 16-5, ndërsa në mapin e tretë 9INE fituan me rezultat 16-8.
Kjo është humbja e parë e ekipit shqiptar në turneun ESL Challenger League, dhe tani do të takohen me Movistar Riders në ‘Lower Bracket’, shkruan telegrafi.
Në këtë turne Bad News Eagles së bashku me 23 skuadra tjera janë në garë për grupin e çmimeve prej 50.000 dollarësh.
Ndeshja e radhës e Bad News Eagles në këtë turne do të zhvillohet me datën 28 shkurt.
Parlamenti suedez voton anëtarësimin në NATO mes kundërshtim...
Prokuroria jep detaje për kontrabandën me ar në Aeroportin e...
Ozil pensionohet nga futbolli
Nesër nis Ramazani, këto janë këshillat e nurtricistes Ajshe...
La Vetëvendosjen, Humolli i kthehet partisë së Ramush Haradi...
Netflix publikon listën me filmat dhe serialet më të shikuar...