Ekipi shqiptar Bad News Eagles është mposhtur në ndeshjen e tyre të dytë të PGL Antwerp Major, nga ekipi rus forZe, pas një përballje ‘Bo1’ në mapin ‘inferno”.
Ndeshja ishte me rezultat të barabartë pas tetë raundeve të parë të ndeshjes, por që më pas ekipi rus filloi të merr epërsinë pas një paraqitje të mrekullueshme nga lojtari i tyre NORWI, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 16-7 në të mirë të ekipit forZe.
Por kjo humbje nuk do të thotë se gara për ekipin shqiptar ka përfunduar, ndeshja e radhës për ekipin bNe do të zhvillohet nesër (e martë), e kundërshtari do të jetë ekipi i cili mban serinë 1-1 të ndeshjeve (një fitore, një humbje), siç e mban edhe ekipi shqiptar.
Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet pas mbarimit të gjitha ndeshjeve të raundit të dytë.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media