Ekipi shqiptar është afër një finaleje tjetër të CS:GO, pasi do të luajnë në gjysmëfinale të turneut CCT South Europe ndaj ekipit Copenhagen Flames.
Bad News Eagles do të kenë mundësin të hakmerren ndaj ekipit Copenhagen Flames, pasi së fundmi kishin pësuar humbje nga ta në turneun BetBoom.
Ndeshja ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 12:30, në formatin ‘Bo3’.
Favorit i kësaj ndeshje është ekipi shqiptar pasi janë të renditur më lart në ranglistën botërore të CS:GO.
Bad News Eagles renditen në vendin e 21 –të, ndërsa ekipi kundërshtar Copenhagen Flames mbajnë vendin e 35 –të.
Kjo ndeshje do të transmetohet në platformën Gjirafavideo, me komentim në shqip.
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...