Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës i intervistuar në stadiumin Elbasan Arena nga Supersport përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, foli për gjestin me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që po krijon shumë polemika në Zvicër dhe jo vetëm.
“Zvicra e di se simboli ynë është shqiponja me dy koka. Nuk ishte diçka e rëndë. Ishte diçka emocionale dhe jo politike. Nuk është asgjë e keqe, por kur mbron një fanellë tjetër duhet që të kemi pak kujdes”.
Më pas i pyetur se kë do të zgjidhte mes dy djemëve në rast të një dueli mes tyre në fushën e lojës, Ragip Xhaka u përgjigj:
“Nuk mund të dalloj djemtë e mi. Nuk i ndaj dot”.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku