Babai dhe menaxheri i Shkodran Mustafit ka bërë të ditur se lajmet për interesimin e Romës për djalin e tij, që është qendërmbrojtës i Arsenalit, nuk janë të vërteta, pasi që askush nuk e ka kontaktuar atë.
Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare është bërë njëri ndër lojtarët më së paku të dashur për tifozët e Arsenalit, për shkak të disa gabimeve të tij në fazën e mbrojtjes gjatë viteve të fundit.
Situata e Mustafit në “Emirates” është aq e pasigurt saqë tifozët po e fishkëllejnë atë sa herë që futet në fushën e lojës gjatë turneut parasezonal, siç bënë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Lyonit.
Por, vetëm disa orë pasi u abuzua nga tifozët e vet, fituesi i Kupës së Botës u raportua se ka ngjallur interesim te Roma dhe Monaco. Mediumet angleze raportuan fillimisht për interesimin e Romës, e më vonë këtë gjë e raportuan edhe mediat e mëdha edhe në Angli.
Megjithatë, babai i Mustafit ka bërë të ditur se asnjë klub italian nuk e ka kontaktuar atë, duke e lënë kështu të hapur mundësinë e transferimit në Monaco.
“Ky është lajm për mua! Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam pasur kontakt me Romën apo ndonjë tjetër klub italian’, ka thënë babai i futbollistit.
Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare është bërë njëri ndër lojtarët më së paku të dashur për tifozët e Arsenalit, për shkak të disa gabimeve të tij në fazën e mbrojtjes gjatë viteve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Sipas revistës L’Equipe, klubi i Ligue 1 e ka pyetur Arsenalin për Mustafin dhe klubi londinez ia ka kërkuar 30 milionë euro për qendërmbrojtësin.
Megjithatë, Monaco synon ta ulë këtë shifër edhe më shumë, pasi që francezët janë të vetëdijshëm se Arsenali dëshiron ta shesë 27-vjeçarin para se të fillojë sezoni 2019/20. /Gazeta Express/
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...