Ragip Xhaka , i ati i Granitit, e cili shënoi një gol të premten kundër Serbisë në Kupën e Botës në futboll, në vitin 1986 ai kaloi disa vite në burg në Beograd për thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet, shkruan gazeta serbe “Alo”.
Ragip Xhaka ishte një nga disidentët e parë shqiptar ne vitet e tetëdhjeta, dhe një nga shqiptarët e parë që kërkonin statusin e “Republikës së Kosovës”, në ish-Jugosllavi.
Në vitin 1986, në moshën 22 vjeçare u arrestua dhe për një kohë ai kaloi dëminin politik në burgun e Beogradit.
Ai u dënua me gjashtë vjet burg për parulla kundër sistemit, duke shkruar slogane: “Trepça punon, Beogradi po ndërtohet”, “Liri, Barazi, Demokraci”, “Kosova e shqiptarëve”, “Ne duam një vend të bashkuar shqiptar” “Republika e Kosovës”, “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë”, “Bashkimi me Shqipërinë”.
Duhet të kalonin 30 vite që babai i Granit Xhakës, t’i hakmerret Serbisës, për padrejtësitë e kryera ndaj shqiptarëve nga pushtuesi serb.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...