Azizi Salihu është sikur në qiellin e shtatë! Sportisti i Shekullit ka një mijë arsye që të mburret, sipas tij, u shpall boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në ish Jugosllavi.
“Ish boksierët më të mirë në ish Jugosllavi, kroatët, boshnjakët, serbët, malazezët, maqedonët, sllovenët, formuan një komision dhe më zgjodhën më të mirin e të gjitha kohërave në ish Jugosllavi.
Unë si sportistë ndër më të mirët në Evropë, jam shumë krenar që u zgjodha më i miri i të gjitha kohërave duke e mposhtur konkurrentët e mi, si Popoviqin dhe Vujkoviqin.

Të gjithë e dinë se si i kam mundur rusët dhe amerikanët, gjithherë kam bë bum, kam mposhtur amerikanët dhe boksierët më të mirë në Evropë. Qind për qind isha më i miri dhe që edhe sot më shpallën më të mirin të të gjitha kohërave, Jam më i miri”, – shprehet Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Zizi” është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984. “Tri herë kam marrë pjesë në Lojërat Olimpike, në kategorinë e rëndë dhe për mua është kënaqësi që elita më zgjodhi më të mirin e të gjitha kohërave.
Ka pasur kampion olimpik si Parllovi në gjysmë të rëndë etj. ndërsa unë në kategorinë e rëndë isha më i miri. Unë së bashku me Sami Buzollin jemi më të mirët të te gjitha kohërave! Unë për kategorinë e rëndë dhe Buzolli në mizë. Kam mundur boksierët më të mëdhenj në ish Jugosllavi, Evropë dhe në botë”, përfundon Salihu.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...