Los Angeles Lakers kanë arritur marrëveshje me qendrën Deandre Ayton, që ishte zgjedhja e parë në NBA Draft 2018.
Lojtari ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare, ku viti i dytë është me opsion personal, që do t’i lejojë të rikonsiderojë të ardhmen pas sezonit 2025/26, shkruan Arbresh.info.
Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.
Ayton vjen si agjent i lirë pas një marrëveshjeje për ndërprerje kontrate me Portland Trail Blazers, ku kishte edhe një vit të mbetur në kontratë me vlerë 35.6 milionë dollarë.
Portland vendosi të ndahet nga ai për shkak të ngarkesës në pozicionin e qendrës, por gjithashtu edhe për dyshime mbi etikën e tij profesionale.
Sipas raportimeve nga The Athletic, drejtuesit e Blazers kishin rezerva serioze mbi sjelljen e Ayton, duke përfshirë vonesa në udhëtime, mungesa në stërvitje dhe shmangie të takimeve mjekësore gjatë periudhës së rikuperimit nga dëmtimet.
Klubi dhe lojtari ranë dakord që ai të heqë dorë nga 10 milionë dollarë, për t’u larguar më herët dhe të kërkojë një fillim të ri.
Te Lakers, Ayton do të paguhet me rreth 8.2 milionë dollarë, që përfaqëson pjesën e mbetur të mid-level exception, pasi klubi nënshkroi më herët me Jake LaRavia për 5.8 milionë dollarë.
Në dy sezonet e fundit me Portland, Ayton mungoi në plot 69 ndeshje, ndër to 42 në sezonin e kaluar, për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme, përfshirë një dëmtim në pulpë që i mbylli sezonin në shkurt.
Megjithatë, statistikat e karrierës së tij flasin vetë: 16.4 pikë, 10.5 kërcime dhe 1 bllok për ndeshje, me 59% saktësi në gjuajtje.
Lakers me këtë transferim synon ta rikthejë titullin kampion pas gjashtë sezonesh në Los Angelos, ku për të fundën herë e fitoi në vitin 2020.
Ayton krijon një “treshe të frikshme” së bashku me LeBron James e Luka Doncicin.
BREAKING: Deandre Ayton has agreed to sign with the Los Angeles Lakers, sources tell ESPN. Between Portland and L.A., Ayton will earn $34 million next season. Agents Nima Namakian of Innovate Sports and Bill Duffy of WME Sports reached the deal with Lakers president Rob Pelinka. pic.twitter.com/FUeNAkN19K
— Shams Charania (@ShamsCharania) July 2, 2025
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...