Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha janë dy prurjet e reja në Kombëtaren e Kosovës.
Kjo dyshe tashmë i është bashkuar Dardanëve për sfidat e shtatorit.
Kosova më 5 shtator në Bazel do të përballet me Zvicrën, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’, do të ballafaqohet me Suedinë.
Avdullahu dhe Hoxha përmes një video të publikuar nga FFK-ja shprehen krenar që përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës.
“Unë jam Leon Avdullahu, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Zemra më ka thënë me përfaqësu vendin tim Kosovën. Për vendin tim, zemrën në fushë e lë. Forca Kosova”, ka thënë Avdullahu.
“Unë jam Veldin Hoxha, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Është nder të përfaqësoj vendin tim Kosovën. Forca Kosova”, tha Hoxha.
Ndryshe, Kombëtarja jonë tashmë është duke u përgatitur për dy sfidat e shtatorit, ndeshje këto tejet të rëndësishme për kombëtaren tonë në garën për kualifikim në Botërorin e ardhshëm./rtk
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...