Rafael Nadal ia doli të mbërrijë i pari në raundin çerekfinal të Australian Open, Grand Slam-it që ka fituar në vitin 2009, por që shpreson se do t’i dhurojë kënaqësi sërish në tokën e kangurëve, në një prej turneve më të lakmuar.
Tenisti nga Majorka u impenjua për 3 orë e 51 minuta për të arritur në çerekfinale, aty ku të martën do të ketë përballë kroatin Marin Çiliç. Ky i fundit prevaloi në 4 sete ndaj spanjollit Pablo-Carreno Busta, duke shenjuar edhe fitoren e 100 personale në një Grand Slam.
Në kategorinë e femrave, çerekfinalja e parë do të luhet mes Carla-Suarez Navarro dhe Carolina Wozniacki. Kjo e fundit e kishte thuajse një shëtitje përballjen me sllovaken Rybarikova, të cilën e mbylli në vetëm 1 orë lojë. Danezja përfitoi nga gabimet e kundërshtares për të avancuar më tej drejt trofeut të lakmuar.
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme
Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike...
Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet”...
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...