Pierre Emerick Aubameyang nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.
Kontrata e sulmuesit nga Gaboni është afër fundit, me Arsenal që akoma nuk kanë bindur lojtarin për rinovim – të cilin edhe nuk ja kanë ofruar akoma.
Sipas raportimeve të fundit, bëhet e ditur se Aubameyang tashmë ka shtruar kërkesat e tij në zyrat e ‘Gunners’, përcjell lajmi.net
Ylli i Arsenal ka kërkuar 250 mijë funte në javë, anash një kontrate tri vjeçare, për të vazhduar në pjesën e kuqe të Londrës veriore.
Mbetet të shihet nëse Arsenal do të tentojë t’i barazojë kërkesat e Aubameyang.
Kujtojmë se Aubameyang ka qenë lojtari më i mirë i ‘Gunners’ gjatë këtyre dy sezoneve të fundit.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë