Sulmuesi Pierre Emerick Aubameynag është golashënuesi më i mirë në Bundesliga për edicionin 2016/17.
Supyerlli i Borussia Dortmundit ka mposhtur rivalin e tij në Bayern Munich, Robert Lewandowski, duke përfunduar në krye të tabelës së golashënuesve më të mirë në Gjermani, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi gobonez mposhti sulmuesin polak pas dy golave që shënoi në takimin e fundit në ndeshjen si nikoqir ndaj Werder Bremenit. 27-vjeçari ka përfunduar sezonin 2016/17 me 31 gola, një më shumë se Robert Lewandowski (30) në pozitën e dytë.
Anthony Modeste është golashënuesi i tretë më i mirë me 25 gola, ndërsa Timo Werner qëndron në pozitën e katërt me 21 gola./arbresh.info
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...