Atletico Madridi ka siguruar vetëm barazim në ndeshjen si mysafirë ndaj Gironas.
Skuadra e Diego Simeones u rikthye në lojë gjatë pjesës së dytë në takimin ndaj klubit debutues në La Liga, Gironas, në ndeshjen e xhiros së parë, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Cristhian Stuani shënoi dy gola të shpejtë brenda vetëm tre minutave (22′) (25′) duke befasuar skuadrën mysafire në stadiumin Estadi Montilivi.
Megjithatë, gjiganti spanjoll arriti të rikthehet në lojë gjatë fraksionit të dytë përmes golave nga Correa dhe Gimenez duke brezuar rezultat në 2 me 2.
Vlen të thekësohet që sulmuesi Antonio Griezmann u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67′ të ndeshjes./arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...