Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, është duke menduar shitjen e yjeve të skuadrës së tij.
Mediat spanjolle shkruajnë se kreu i Atleticos është gati t’i shqyrtojë ofertat për yjet e skuadrës nga ‘Vicente Calderon’.
Theo Hernandez, dhe Antoine Griezmann janë të lidhur me kalimin në Real Madrid, por francezi gjithashtu kërkohet edhe nga Manchester United.
“Nuk kemi ndërmend të shesim asnjë lojtar, por nëse vijnë oferta interesante për ndonjë lojtarë, atëherë mund të bisedojnë me ne”, ka thënë Cerezo.
“Ne kemi shumë lojtarë, për sa kohë ata kanë kontratë, ata i përkasin Atleticos. Mund t’i ndryshojmë klauzolat e lirimit kur mendojmë se është e domosdoshme”.
“Gjithmonë them që lojtarët luajnë ku ata duan të luajnë. Nëse një lojtar është gati të transferohet, ai mund të kërkojë ekipin që ai e dëshiron”, ka pohuar Cerezo.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot