Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1 me 0 në ndeshjen e parë në stadiumin e ri Wanda Metropilitano kundër Malagas.
Sulmuesi Antonio Griezmann ishte zhbllokoi rezultatin pas një ore lojë duke shënuar një gol të bukur nga afërsia, shkruan portali arbresh.info. Bashkëlojtari i tij në front, Angel Correa ishte asistues i këtij goli vendimtar.
Takimi ndërmjet tyre është zhvilluar në kuadër të xhiros së katër në La Liga.
Malaga ende nuk ka regjistruar fitoren e parë në ligën spanjolle për këtë sezon.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone tani gjendet në pozitën e tretë në tabelë me nëntë pikë, tri më pak se Barcelona në krye, ndërsa Malaga gjendet në pozitën e fundit pa asnjë pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/4inw6
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit