Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, triumfon bindshëm ndaj Spurs

23:07 | 10 Mars 2026
D.H

Atletico Madrid ka arritur një fitore të madhe në shtëpi ndaj Tottenham me rezultat 5-2, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Llorente hapi serinë e golave në minutën e gjashtë pas një asistimi nga Alvarez, shkruan Arbresh.info.

Griezmann realizoi golin e dytë në minutën e 14-të. Teksa një minutë më vonë Alvarez shënoi golin e tretë për madrilenët.

Në minutën e 22-të, Le Normand shënoi edhe golin e katërt për skuadrën e tij.

Pedro Porro katër minuta më vonë ngushtoi epërsinë në 4-1.

Por pas 55 mintuash, Julian Alvarez realizoi edhe golin e pestë të Atletico Madridit, dhe të dytin personal.

Ndërkohë, Solanke shënoi për 5-2 në minutën e 76-të për t’i dhënë vulë rezultatit.

Me këtë rezultat, Atletico është me një këmbë në çerekfinale. Por gjithçka do të vendoset në Angli, të mërkurën e ardhshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale