
Screenshot
Atalanta ka dhuruar një paraqitje spektakolare duke e mposhtur bindshëm Juventusin me rezultat 3-0, në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.
Skuadra nga Bergamo e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 27-të, kur Gianluca Scamacca realizoi saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me ritëm të lartë, ndërsa Juventus u shfaq i pafuqishëm për të reaguar. Minuta e 77-të solli golin e dytë, kur Sulemana shënoi pas asistimit të Bellanovës, duke dyfishuar epërsinë e Atalantës.
Goditja përfundimtare për “Zonjën e Vjetër” erdhi në minutën e 85-të, kur Mario Pašalić realizoi golin e tretë, pas asistimit të Krstović, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.
Atalanta në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Bologna – Lazio./Arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...