Atalanta ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ku e mposhti në shtëpi Club Bruggen me rezultat 2-1.
Pjesa e parë u takoi mysafirëve të cilët shënuan në minutën e 38-të për 0-1, me anë të Tzolis, shkruan Arbresh.info.
Por gjithçka u përmbys në etapën e dytë të ndeshjes. Fillimisht, Samardzic shënoi në minutën e 74-të nga penalltia për ta barazuar rezultatin.
Ndërsa rikthimin e kompletoi Pasalic tre minuta para fundit i cili realizoi për 2-1.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Atalanta mori tri pikët e para këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Takimin e radhës, Atalanta e luan ndaj Slavia Prahas kurse Club Brugge takohet me Bayernin./Arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?