Sulmuesi kosovar Astrit Selmani ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e Dinamo Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.
Dinamo Bukureshti u përball me Petrolulin në kuadër të javës së 17-të në kampionatin rumun duke marrë një fitore minimale me rezultat 1-0.
E pikërisht Selmani ishte autor i golit të vetëm të shënuar në këtë takim për Dinamon duke i dhuruar tri pikë të reja skuadrës së tij.
Selmani shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 31-të gol që në fund doli të ishte i fitores pasi nuk u prekën më rrjetat në vazhdim të lojës.
Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i tetë këtë sezon në Rumani në 15 ndeshje të luajtura, teksa ka edhe katër asistime.
27-vjeçari ishte në listën rezervë të Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, por nuk mori ftesën për t’u bërë pjesë e grumbullimit./Telegrafi/
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...