Pasi Ronald Araujo ka qenë i kritikuar dhe totalisht jashtë forme këtë sezon me Barcelonës, ai ka udhëtuar drejt Tel Avivit për një udhëtim shpirtëror me lejen e klubit.
Arauajo i cili nuk është në gjendje të luaj për shkak të problemeve të tij me veten, dhe mbingarkesën e tepërt të emocioneve ka vendosur të bëj një udhëtim fetar, shkruan Arbresh.info.
Sipas Diario Sport, bëhet fjalë për një “udhëtim fetar dhe kulturor”, pasi qëllimi është që ai të rigjejë forcën dhe të rikthehet edhe më i fortë, me Barcelonën që ka miratuar vendimin e marrë nga vetë Ronald Araujo.
Atje pritet të vizitojë kisha dhe vend të shenjta. Araujo, i cili njihet si shumë fetar, do të vizitojë edhe vende tjera shpirtërore dhe më pas do të kthehet në Barcelonë.
Hansi Flick ka konfirmuar se lojtari ka kaluar një periudhë të vështirë mendore dhe personale, ndaj ky udhëtim pritet ta ndihmojë.
“Barcelona është e bindur se Ronald Araujo do të kthehet nga Tel Avivi me besim të plotë dhe se versioni i tij më i mirë do të shihet pas këtij udhëtimi”, ka shtuar Diario Sport.
Në 15 ndeshje këtë sezon ai ka shënuar dy gola, mirëpo në repartin e mbrojtjes ai ka qenë një Araujo tjetër që jemi mësuar për të parë. Madje me kartonin e kuq ndaj Chelseas e ka vulosur se është totalisht jashtë forme./Arbresh.info
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...