Asllani mund të jetë zëvendësuesi i Kane tek Bayerni – sulmuesi dardan pëlqehet nga drejtuesit e klubit gjerman

19:30 | 27 Tetor 2025
D.H

Fisnik Asllani po shkëlqen me fanellën e Hoffenheimit këtë sezon.

Ylli i kombëtares së Kosovës la gjurmë të mëdha edhe në ndeshjen e fundit të ‘Dardanëve’, ku shënoi golin e fitores ndaj Suedisë, shkruan Arbresh.info.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me klub e kombëtare, Asllani kanë rënë nën ‘radarin’ e shumë klubeve me renome në Evropë. Ndër to edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.

Sipas ekspertit të transferimeve Florian Plettenberg, FC Bayern e ka përfshirë Fisnik Asllanin në listën e tyre të ngushtë si një opsion të mundshëm për zëvendësuesin e Harry Kane duke filluar nga sezoni 2026/27.

Bayerni, nën drejtimin e Eberl dhe Freund, janë të impresionuar nga zhvillimi dhe profili i sulmuesit, dhe tashmë janë informuar për klauzolën e lirimit të tij përpara verës.

Sulmuesi 23-vjeçar pritet të largohet nga Hoffenheim pas këtij sezoni, ndërsa Barcelona dhe disa klube të tjera të mëdha po e ndjekin nga afër situatën e tij.

Ai në nëntë ndeshje këtë sezon me fanellën e Hoffenheimit ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime.

Ylli dardan zhvilloi super sezon edhe edicionin që lamë pas ku ishte i huazuar tek Elversbergu në Bundesliga 2. Aty ai luajti 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku realizoi 19 gola e 10 asistime.

Muajin e fundit vlera e Fisnik Asllani në ‘Transfermarkt’ ka kapur vlerën e 18 milionë eurove./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale