Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes, mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka folur rreth rrjedhës së ndeshjes me Çekinë, pozicionit të tij në fushë dhe sfidës së ardhshmen ndaj Ukrainës, shkruan Arbresh.info.
“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Soucek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Soucek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.
“Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër.”
Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani për “SuperSport”.
Sfida e radhës e kuqezinjve luhet të martën në “Air Albania” ndaj Ukrainës./Arbresh.info
Igli Tare shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv të Milani...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...