Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Pas ndeshjes për media u deklarua sulmuesi kryesor në ndeshjet e fundit të Kosovës, Fisnik Asllani, shkruan Arbresh.info.
Ai foli për kualifikimin historik në play-off, por qëllimi i tij është kualifikimi në Botëror.
“Jam shumë i lumtur. I tërë ekipi ka bërë punë shumë të mirë. Jemi shumë krenarë, kemi arritur një sukses të rëndësishëm. Do të kthehem te klubi, do të jap maksimumin”.
“Dua të shënoj më shumë, të asistojë dhe do të shohim për transferim kur të vije koha. Në kualifikime jemi paraqitur shumë mirë”.
“Mezi e presim marsin dhe të sigurojmë Botërorin”, deklaroi Asllani.
Kosova e mbylli grupin B në pozitën e dytë me 11 pikë, derisa kundershtaret e mundshëm për play-off janë Sllovakia, Uellsi, Polonia dhe Çekia./Arbresh.info
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...