Pas qëndrimit për disa ndeshje jashtë fushe për shkak të sëmundjes, Mesut Ozil ishte në dispozicion në bankinë për ndeshjen çerekfinale të Arsenalit në ‘FA Cup’ kundër skuadrës së ligës së pestë Lincoln City.
Reprezentuesi gjerman mungoi në disfatën 3 me 1 ndaj Liverpoolit javë më parë, por arriti të jetë të paktën në bankinë për disfatën tjetër tronditëse 5 me 1 ndaj Bayern Munichut në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Ozil ka luajtur për 27 minuta në ndeshjen kundër Lincolnit si një zëvendësues i Alex Oxlade Chamberlain, i cili pësoi një lëndim në kofshë të këmbës. Gjatë kësaj kohe të shkurtër në fushë, Mesut Ozil befasoi të gjithë me ndërhyrjen që bëri ndaj sulmuesit të skuadrës mysafire.
Derisa mbrojtësi Laurent Koscielny ishte duke u përpjekur për të ndaluar atë që të depërtonte tek zona e penalistë, Ozil niset në drejtim të tij duke e goditur fortë me krah./arbresh.info
Shikoni videon më mposhtë:
https://twitter.com/dylanwalsh_/status/840654921716371456
https://twitter.com/scottishgooner/status/840648355961327622
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj