Ashley Youngit i është ofruar një marrëveshje e re nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.
‘The Sun’ thotë që veteranit i është ofruar një kontratë bombastike prej 6 milionë funta nga Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja e 32-vjeçarit do të skadonte në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, pas rifillimit të këtij sezoni nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, klubi ka shfrytëzuar opsionin e tyre për t’i vazhduar kontratë prej 130 mijë funta edhe për një vit tjetër.
Young ka startuar në dhjetë ndeshje këtë edicion nën udhëheqjen e portugezit dhe forma e tij e mirë i ka siguruar ftesën nga Anglia në fillim të këtij muaji./arbresh.info/
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca