Kroos, Modric, Marcelo, Ramos, Asensio dhe Vallejo – këto do të jenë mungesat e “Los Blancos” për sfidën me Alavesin.
Zinedine Zidane ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për sfidën e sotme kundër Alavesit, që do të zhvillohet nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”, raporton Gazeta Express.
Kapiteni, Sergio Ramos, do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të suspendimit, kundër Leganesit spanjolli mori kartonin e pestë të verdhë.
Kurse Kroos, Modric, Marcelo dhe Vallejo vazhdojnë të jenë të dëmtuar, ndërsa Asensio ka probleme më dhëmbin e mençur, raporton “Realmadrid.com”, transmeton Gazeta Express.
Në skuadër është ftuar lojtari i akademisë, Tejero, ndërsa për shkak të mungesave të shumta, vend kanë zënë edhe Achraf dhe Marcos Llorente.
Portierë: Navas, Casilla y Luca.
Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Theo, Achraf dhe Tejero.
Mesfushorë: Casemiro, M. Llorente, Isco, Kovacic dhe Ceballos.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vázquez y Mayoral.
Drenica fiton ndaj kampiones në fuqi Dritës, dhe largohet ng...
Malisheva shënon fitore të madhe në luftën për Evropë, ngec ...
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...