Marco Asensio është duke kërcënuar Real Madridin me largim nga klubi nëse këta të fundit nuk rrisin pagën e tij.
Talenti i ri në sulm është duke u monitoruar nga një numër i madh klubesh, përfshirë gjigantët në Premierë Ligë si Arsenali, Liverpooli dhe Manchester City, derisa dhe Juventusi thuhet se ka shfaqur gjithashtu interesim, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari është shfaqur më shpesh në fushë në gjashtë javët e fundit. Ai ka shënuar një gol si zëvendësues ndaj Bayern Munichut në UEFA Ligë të Kampionëve dhe ka zëvendësuar sulmuesin Gareth Bale në ‘El Clasico’.
Asensio ka qenë gjithashtu startues në fitoren tronditëse 6 me 2 ndaj Deportivos mbrëmjen e kaluar. Ai ka qenë brenda dhe jashtë skuadrës kohë pas kohe, por ka arritur të shfaq aftësitë e tij gjatë ndeshjeve të mëdha.
Kjo është edhe arsyeja pse futbollisti i ri në moshë beson se duhet të vlerësohet edhe sa i përket pagës.
Asensio ka paralajmëruar klubin se do të largohet nëse nuk paguhet për atë që vlen.
Sipas gazetës së përditshme spanjolle ‘Don Balon’, ai është i gatshëm të shfrytëzoj interesimin e shfaqur në të për të rritur pagën.
Real Madridi pritet të pësojë ndryshime të mëdha gjatë verës pasi presidenti Florentino Perez ka humbur durimin te një numër i madh yjesh në klub, madje edhe tek trajneri Zinedine Zidane./arbresh.info
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...