Jasir Asani po vazhdon formën e mirë me skuadrën e tij Gwangju në kuadër të kampionatin jugkorean.
Skuadra e tij u ndal me barazim 1-1 ndaj Daegut në xhiron e 17-të të kampionatit, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonist në këtë sfidë, ku realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij.
Asani shënoi nga penalltia në minutën e 44-të.
Por më pas ndeshja u barazua dhe dy skuadrat fituan nga një pikë.
Asani deri më tani ka shënuar katër gola në kampionatin jugkorean. Kujtojmë se ai është ftuar për dy ndeshjet e Shqipërisë nga Sylvinho për kampanjën kualifikuese për Kampioant Botëror.
Shqipëria do të luaj ndaj Serbisë dhe Letonisë në qershor./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...