Mikel Arteta ka konfirmuar se Gabriel Jesus është gati të rikthehet në fushë, kur u deklaruar për mediave përpara ndeshjes së Arsenalit kundër Fulham të shtunën.
Sulmuesi brazilian u rikthye në stërvitjen e ekipit të parë në fillim të kësaj jave pasi humbi dy ndeshjet e para të sezonit në Ligën Premier të skuadrës së tij për shkak të një lëndimi në gju.
Megjithatë, Jesus tani është i vendosur të luajë një pjesë kundër Fulham të shtunën pas një jave pozitive.
“Jam vërtet i lumtur. Jesus stërviti gjatë gjithë javës dhe duket i gatshëm. Ai është gati të luajë dhe është një lajm shumë i mirë për ne”, deklaroi Arteta.
Pa yllin brazilian, Eddie Nketiah udhëhoqi ekipin drejt fitoreve ndaj Nottingham Forest dhe Crystal Palaces.
Arteta do të shpresojë që ta ketë Jesusin për ndeshjet e ardhshme në Ligën Premier dhe ta ketë kaluar pjesën me lëndime. /Telegrafi/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...