Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mund të dënohet nga Federata e Futbollit e Anglisë për sjellje të pahijshme lidhur me komentet që ai i ka bërë pas humbjes 1-0 të Arsenalit ndaj Newcastle në fillim të këtij muaji.
Spanjolli në një intervistë pas ndeshjes e kishte quajtur turp mosanulimin e golit nga VAR.
“Mikel Arteta është ngarkuar për shkelje të Rregullit E3.1 të FA pas komenteve që ai bëri në intervistat për media pas ndeshjes së Arsenalit në Premier League kundër Newcastle të shtunën, më 4 nëntor. Komentet e tij përbëjnë sjellje të pahijshme pasi ato janë fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes”, ka deklaruar FA.
Arteta ka afat për t’u përgjigjur deri të martën./rtk
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen